Po vazhdon beteja me zjarret në Fier, pas një nate të vështirë ku flakët përfshinë disa zona dhe rrezikuan banesa, biznese dhe banorë. Të favorizuara nga era e fortë, vatrat u përhapën në Fermë Çlirim, Radostinë, Levan, Peshtan i Vogël, Frakull dhe Zhupan, ndërsa gjatë natës ndërhyrja u vështirësua nga errësira dhe terreni i thyer. Situata më problematike u paraqit në kodrat e Levanit dhe Radostinës, ndërsa flakët avancuan edhe në drejtim të Peshtanit, raporton a2cnn.
Me zbardhjen e ditës operacioni ka rifilluar me forca të shtuara, ndërsa 90 efektivë të Forcave të Armatosura të repartit të Poshnjës janë angazhuar në vatrën e Frakullës. Në terren ndodhen gjithashtu 7 mjete zjarrfikëse, ndërsa ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri. Në Frakull flakët kanë përfshirë një masiv me pisha, duke shkakt