Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës. Rasti ka ndodhur të premten, në ora 08:10. “Nga Burgu i Sigurisë së Lartë është raportuar se i burgosuri mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë korrektues meshkuj kosovarë.
Gjatë futjes së situatës nën kontroll ndaj të burgosurit është përdorur sprej”, thuhet në raport. Dy viktimat dhe i burgosuri kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si më lartë dhe vazhdon në procedurë të rregullt.
/Telegrafi/ Kronika e Zezë Lajme Topics: #burgosuri #korrektues #burgun