I burgosuri sulmon dy zyrtarë korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë, të tretë marrin tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës. Rasti ka ndodhur të premten, në ora 08:10. “Nga Burgu i Sigurisë së Lartë është raportuar se i burgosuri mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë korrektues meshkuj kosovarë.

Gjatë futjes së situatës nën kontroll ndaj të burgosurit është përdorur sprej”, thuhet në raport. Dy viktimat dhe i burgosuri kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si më lartë dhe vazhdon në procedurë të rregullt.

/Telegrafi/ Kronika e Zezë Lajme Topics: #burgosuri #korrektues #burgun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *