Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.
Kosova po rrezikon të hyjë në një periudhë të re të bllokadës institucionale në mungesë të një konsensusi për zgjedhjen e presidentit. Në rast se nuk arrihet kuorumi i nevojshëm për çështjen e shefit të shtetit, nga 5 tetori vendi mbetet edhe pa president. Njohës të fushës thonë se në këtë situatë partitë politike duhet të vendosin sa më shpejt, nëse nuk arrijnë marrëveshje, t’i shpallin zgjedhjet e reja.
Ata paralajmërojnë