Fenerbahçe e Muriqit humb derbin ndaj Besiktasit

Fenerbahçe është mposhtur 2-1 nga Besiktasi në derbin e javës së katërt të Superligës së Turqisë, duke pësuar kështu humbjen e parë në kampionat. Skuadra e Ismail Kartalit e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi në minutën e 26-të. Milan Skriniar përfitoi nga një top i kthyer dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Besiktasi reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 38-të me Ridvan Yilmaz, i cili realizoi me një goditje të bukur nga brenda zonës. Fenerbahçes iu anulua edhe një gol i Irfan Kahvecit në minutën e 41-të për pozitë jashtë loje. 🔚 Devre arası.

FB 🆚 BJK | 1-1 pic.twitter.com/TCRqfQEj9g — Beşiktaş JK (@Besiktas) September 5, 2026 Në pjesën e dytë, Besiktasi ishte më konkret dhe në minutën e 73-të e përmbysi rezultatin. Orkun Kökçü asistoi për Dusan Vlahovicin, i cili realizoi për 2-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *