Barcelona me masa strikte sigurie në “Camp Nou”, për ndeshjen e Championsit ndaj Feyenoordit Futboll Gazeta Express 05/09/2026 13:00 Barcelona po përgatitet për një mbrëmje potencialisht të tensionuar në Ligën e Kampionëve në “Spotify Camp Nou”, me klubin që ka vendosur masa të rrepta të sigurisë dhe të menaxhimit të biletave përpara ndeshjes së së mërkurës së ardhshme kundër Feyenoordit. Sipas “SPORT”, ndeshja është klasifikuar si “me rrezik të lartë” nga Komisioni Kundër Dhunës, duke bërë që Barcelona të zbatojë një protokoll të gjerë sigurie, i hartuar për të mbrojtur tifozët dhe për të ruajtur një atmosferë të qetë brenda stadiumit. Qasja e klubit i kushton rëndësi të veçantë kontrollit të biletave dhe parandalimit të hyrjes së tifozëve në sektorë që nuk u janë dedikuar atyre.
Sipas me