Messi shkëlqen, por Inter Miami lëshon fitoren në fund

Messi shkëlqen, por Inter Miami lëshon fitoren në fund Futboll Gazeta Express 06/09/2026 8:33 Inter Miami është ndalur në barazim 2-2 ndaj Atlanta United, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në “Nu Stadium”, ku Lionel Messi u rikthye në aksion me klubin pas tërheqjes nga futbolli ndërkombëtar. Argjentinasi ishte protagonist absolut i të dy golave të Inter Miamit, duke dhuruar dy asistime. Fillimisht, Messi ekzekutoi një goditje nga këndi në minutën e 32-të, nga e cila Casemiro shënoi për 1-0.

Atlanta reagoi vetëm tre minuta më vonë përmes një goli që riktheu baraspeshën. Inter Miami e nisi pjesën e dytë në kërkim të golit të dytë dhe e gjeti atë përmes Luis Suárez, i cili e riktheu epërsinë e vendasve. Messi ishte sërish në qendër të aksionit, duke regjistruar asistimin e dytë të mbrëmje

Topics: #messi #inter #miami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *