Një tragjedi ka tronditur shfaqjen ajrore “Athens Flying Week 2026” në Greqi, pasi një aeroplan luftarak Phantom F-4 me dy vende u rrëzua në bazën ajrore të Tanagrës, duke shkaktuar vdekjen e të dy pilotëve. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një demonstrimi ajror, përpara mijëra spektatorëve. Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e rrëzimit, transmeton Telegrafi.
Sipas informacioneve të raportuara nga ERT, aeroplani nisi papritur të humbte lartësi gjatë manovrës dhe më pas u përplas me tokën. Menjëherë pas goditjes, avioni shpërtheu, duke shkaktuar edhe një zjarr të madh në zonën përreth. Për shkak të flakëve, zjarri u përhap edhe në zonën pyjore pranë bazës ajrore.
Në operacionin për shuarjen e tij u angazhuan rreth
Topics: #pasi #phantom #greqi