Ramë Pagëzimori, Rilindishtja dhe arti i qeverisjes me fjalor OP/ED Gazeta Express 06/09/2026 11:06 Shkruan: Adri Nurellari Në kryeveprën e tij 1984, George Orwell imagjinoi një makineri totalitare që nuk kënaqej vetëm me kontrollin fizik të veprimeve të qytetarëve, por kërkonte gllabërimin e vetë laboratorit ku formësohet mendimi. Për këtë qëllim sipas tij u shpik Newspeak-u, një gjuhë artificiale, fjalori i së cilës rrudhej sistematikisht me çdo botim të ri. Logjika orwelliane ishte sa e thjeshtë, aq edhe vrastare; nëse i heq shoqërisë fjalën, i ke pamundësuar edhe formulimin e konceptin që ajo mbart.
Nëse nga memorja kolektive fshihet termi “tiraní” apo “liri”, pushtetit nuk i duhet të ndëshkojë çdo mendimtar të padëshiruar sespe ai paraprakisht ka asgjësuar vetë mjetet kognitive me të