Fenerbahçe ka pësuar humbje në derbin e madh të Stambollit ndaj Besiktasit, duke u mposhtur 2-1 në kuadër të javës së katërt të Superligës së Turqisë. Vedat Muriqi e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 68-të, por kësaj radhe nuk arriti të lërë gjurmë në rezultat. Sulmuesi kosovar u zëvendësua kur rezultati ishte 1-1.
Kjo ishte humbja e parë e Fenerbahçes pas tri fitoreve radhazi, në të cilat Muriqi kishte shënuar nga një gol në secilën ndeshje. Pas derbit, në kampin e Fenerbahçes ka pasur ankesa të shumta për gjykimin. Presidenti i klubit, Aziz Yildirim, ka kritikuar ashpër arbitrat dhe sistemin VAR, duke kërkuar drejtësi për skuadrën e tij.
“Nuk kemi bërë asnjë koment për katër javë. Në ndeshjen ndaj Gençlerbirligit nuk na janë dhënë dy penallti. Kemi hu