Gara e pazakontë në Hungari, 38 persona sfidohen për të hapur varrin më shpejt

Në një varrezë në Hungari, kazmat dhe lopatat u kthyen për një ditë në mjete gare, pasi 38 persona morën pjesë në një konkurs të pazakontë për hapjen e varreve. Gara u zhvillua të shtunën në varrezat publike të Nyergesújfalu, në veri të Hungarisë, ku 19 ekipe me nga dy persona u përballën me tokën e fortë dhe të tharë nga vera, transmeton Telegrafi. Konkursi organizohet nga Shoqata Hungareze e Mirëmbajtësve dhe Operatorëve të Varrezave, me synimin për të treguar aftësitë dhe vështirësitë e profesionit të hapësit të varreve, por edhe për të thyer tabutë që lidhen me vdekjen.

Pjesëmarrësit punuan me ritëm të lartë, duke përdorur kazma dhe lopata, ndërsa temperatura dhe toka e fortë e bënë sfidën edhe më të vështirë. Konkurrentët duhej të hapnin varre sipas përmasave të përcaktuara: 1.6 metra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *