Zjarr në zonën e Syrit të Kaltër, shkrumbohen katër kioska tregtare

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator një zjarr ka rënë në Syrin e Kaltër, Bashkia Finiq. Nga zjarri i ndodhur në hyrje të Syrit të Kaltër janë djegur 4 kioska tregtimi private. Pas informacionit të rënies së zjarrit ka shkuar në vend 3 mjete zjarrfikëse, 2 mjete policie së bashku me forca policore.

Për rreth 2 orë është luftuar me flakët e zjarrit dhe rreth orës 02:00 u arrit të shuhej zjarri. Nga hetimi i deritanishëm dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë masë elektrike./tch/ Shqipëri Lajme Topics: #rreth #zjarrit #zjarr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *