Arsenali e mbylli afatin kalimtar të verës si kampion Lig ës Premier, por pritshmëritë e mëdha të tifozëve nuk u përmbushën plotësisht. Klubi synonte të shfrytëzonte momentin e artë pas titullit dhe dobësimit të disa rivalëve, duke pasur në listë më shumë se 20 objektiva të mundshëm. Transferimi më i bujshëm ishte ai i Bruno Guimaraes nga Newcastle United për rreth 75 milionë funte.
Mesfushori brazilian ishte një prej prioriteteve të trajnerit Mikel Arteta, ndërsa drejtori sportiv Andrea Berta arriti të përshpejtonte negociatat pasi alternativat si Sandro Tonali, Alex Scott dhe Amadou Onana rezultuan më të vështira për t’u realizuar. Në mbrojtje, Arsenali siguroi shërbimet e Ezri Konsa për 51 milionë funte, me 4 milionë të tjera në bonuse. Mbrojtësi i Aston Villas ishte zgjedhja e parë e A