Arrestohen dy djemtë e një polici për sulm ndaj kapitenit Besart Ahmeti në një parking

Dy persona janë prangosur sot, më 06.09.2026, në një qendër tregtare pas një incidenti ku u përfshi kapiteni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti. Sipas Kallxo, dy personat e arrestuar, njëri 16 dhe tjetri mbi 20-vjeç, janë djem të një polici të Kosovës me mbiemrin Aliu, ndërsa incidenti lidhet me një parking. Sipas informacioneve të siguruara nga nëna e dy të arrestuarve, Hasene Aliu, kapiteni Ahmeti në kohën kur ka ndodhur incidenti ishte me gruan e tij dhe me fëmijët.

Në një bisedë të shkurtër për mediumin, gruaja e policit Aliu ka konfirmuar arrestimin e djemve të saj dhe ka treguar se ajo ishte dëshmitare e ngjarjes. Sipas saj ngjarja ka nisur për një vendparking ndërsa ka eskaluar kur kanë nisur të shara. Aliu ka rrëfyer se fillimisht është arrestuar djali i madh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *