Kendall Jenner është bërë anëtarja më e fundit e familjes Kardashian që po eksploron aktrimin. Modelja 30-vjeçare ka debutuar në filmin e shkurtër La Passeggiata, ku shfaqet në stilin e një ylli të kinemasë italiane të viteve të 60-ta. Filmi, i realizuar për numrin e shtatorit të revistës së filmave A Rabbit’s Foot, është shkruar dhe drejtuar nga drejtoresha kreative e revistës, Fatima Khan, shkruan DailyMail.
Ai është frymëzuar nga rituali italian i La Passeggiata, shëtitja e mbrëmjes së hershme, por historia është zhvendosur në Los Angeles, ku jeton Jenner. Në film, Kendall luan rolin e një aktoreje që shfaqet në një funeral, ecën në rrugë dhe në një atelie mode. Vepra trajton temën e të qenit i parë dhe i kuptuar, duke u mbështetur në stilin vizual të kinemasë italiane të viteve 1960.
K