Juventusi në minutat e fundit ka siguruar një pikë në shtëpi në derbin italian kundër AC Milanit. Juventusi faktikisht dominoi në të gjitha aspektet, por që “Rossonerët” ishin në epërsi me rezultat 0-1 deri në kohën shtesë, kur Federico Gatti doli në skenë për ta shpëtuar “Zonjën e Vjetër” nga humbja, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1-1. Francisco Conceicao tentoi fillimisht me një goditje të bukur vollej, por Maignan me super pritje ia mohoi golin.
Portugezi ishte pranë të shënonte pak më vonë, por këtë herë shtylla e shpëtoi skuadrën mysafire. Kur Juventusi po sulmonte, Milani përfitoi me një kundërsulm ku i inkuadruari Alphadjo Cisse shënoi një gol të bukur për t’ia dhënë mysafirëve pikët e plota (68’). Ndërkohë, ylli i Kosovës Edon Zhegrova u inkuadrua shumë vonë,