Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes së vlogerit të ndjerë, Laurent Krasniqi, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti me motor. Krasniqi ndërroi jetë pak ditë më parë në fshatin Llukar të Prishtinës, në një aksident që tronditi familjarët, miqtë dhe shumë prej atyre që e njihnin atë. Gjatë ditës së sotme, Daut Haradinaj ka vizituar familjen e të ndjerit për t’u shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e rëndë.
Haradinaj ka publikuar në Facebook disa pamje nga vizita e tij në familjen Krasniqi, ndërsa krahas pamjeve ka ndarë edhe një mesazh prekës, duke u shprehur ngushëllime familjarëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Laurent Krasniqin. “I përjetshëm qoftë kujtimi për ty, Laurent Krasniqi. Do të të kujtojmë gjithmonë me harenë tënde.Familjes dh