Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se nuk do të pranonte asnjëherë të bëhej ministre në një qeveri të udhëhequr nga Albin Kurti. Duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje politike, Bajrami tha në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, se do ta votonte një marrëveshje nëse LDK do të kishte së paku një të tretën e pushtetit dhe njërën nga dy pozitat kryesore – atë të presidentit ose kryeministrit. Megjithatë, ajo u shpreh e prerë se një post ministror në qeverinë e Kurtit nuk do të ishte i pranueshëm për të, edhe nëse një marrëveshje e tillë do të miratohej nga partia.
“Unë do të votoja, natyrisht se do ta analizoja edhe strukturën e kabinetit, mirëpo asnjëherë, asnjëherë në jetë nuk do të pranoja që unë të jem ministre e zotit Kurti”, tha Bajrami