MPB Maqedoni njofton se sot (07.09.2026) u mbajt një konferencë e përbashkët për shtyp e Ministris dhe organizatorit të aktivitetit qendror me rastin e shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në konferencën për shtyp u prezantuan masat dhe aktivitetet që ndërmerren për zhvillimin e sigurt dhe të papenguar të aktivitetit, i cili pritet të tërheqë një numër të madh vizitorësh. “Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet kompetente, në bashkëpunim me organizatorin, ndërmarrin masat e duhura për zhvillimin e sigurt të aktivitetit.
Bëhet fjalë për një aktivitet të përmasave të mëdha, me një numër të madh vizitorësh, me ç’rast siguria e qytetarëve, zhvillimi i papenguar i koncertit dhe mbrojtja e rendit dhe qetësisë publike janë prioriteti ynë