Barcelona paralajmëron Flickun të shmangë Mourinhon teksa rivaliteti i El Clasicos po ndizet

Barcelona raportohet se i ka bërë të qartë trajnerit Hansi Flick që të qëndrojë larg çdo diskutimi rreth Jose Mourinhos, pas rikthimit të trajnerit portugez në stolin e Real Madridit. Sipas Diario SPORT , drejtuesit e klubit katalanas ia kanë kujtuar Flickut polemikat e shumta të periudhës së parë të Mourinhos në Madrid, përfshirë përplasjet e tij me Pep Guardiolën dhe incidentin e famshëm me ish-ndihmësin e Barcelonës, Tito Vilanovën. Mesazhi i klubit për Flickun ka qenë i qartë: “Asnjë fjalë për Mourinhon apo Real Madridin”.

Dhe trajneri gjerman duket se ka vendosur t’i përmbahet këtij udhëzimi. I pyetur për Mourinhon përpara ndeshjes së parë të Barcelonës në kampionat ndaj Elches, Flick e shmangu menjëherë temën. “A luajmë nesër kundër Real Madridit?

Atëherë më pyesni për Elchen”, dekla

Topics: #barcelona #flickun #trajnerit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *