Zjarri në Himarë, banorët rrëfejnë natën e ankthit: Mezi kemi shpëtuar

Banorët e Himarës kanë përjetuar një natë të vështirë dhe plot ankth, teksa flakët janë përhapur me shpejtësi pranë banesave dhe strukturave akomoduese. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke shtuar panikun mes banorëve dhe turistëve. Disa familje janë detyruar të largohen nga banesat, ndërsa turistët janë evakuuar drejt zonave më të sigurta.

Një prej banoreve, Gentara Ramaj, tregon momentet e frikshme kur flakët iu afruan shtëpisë së saj, raporton euronews.al “Situata për momentin, me çezmat në dorë, po i stabilizojmë. Por, sapo fikin çezmat, pemët marrin flakë direkt. Sa fryn pak erë, marrin flakë menjëherë.

Na erdhi nga lart, na erdhi këtu. Mezi kemi ikur me makinë. Na ka ardhur direkt flaka, brenda sekondash.

Mezi kemi shpëtuar, mezi kemi shpëtuar. Ja, kjo është shtëpia im

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *