Jennifer Lawrence është shfaqur shpesh në publik me një shami të vendosur rreth kokës ose qafës, por aktorja ka sqaruar se ky detaj nuk ka të bëjë me modën. Qoftë një shami mëndafshi apo një shall më i trashë, aksesori ka një qëllim praktik. Në një intervistë të re për Vogue, Lawrence zbuloi se e përdor për të mbuluar njollat e melazmës, një gjendje e lëkurës që shkakton shfaqjen e njollave më të errëta.
Aktorja shpjegoi se ka nisur të përdorë tretinoinën, një medikament që përdoret për trajtimin e akneve dhe zbutjen e shenjave të dëmtimit të lëkurës nga dielli. Megjithatë, përdorimi i saj ka bërë që lëkura t’i fillojë të zhvishet. “Kam mbajtur shami mbi njollat e melazmës që kur kam filluar të përdor tretinoinën.
Sigurisht që më fotografojnë, ndaj njerëzit mendojnë se është ndonjë zgjedhj