Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, ka përcjellë urime për qytetarët, duke theksuar se pavarësia nuk është vetëm një ngjarje historike, por edhe përgjegjësi e përhershme e çdo brezi. Në mesazhin e saj, ajo kujton referendumin e 8 shtatorit 1991 dhe krijimin e shtetit të pavarur e sovran, duke theksuar se e ardhmja e vendit varet nga vetë qytetarët. “Kemi përgjegjësi brezash për t’i përfunduar detyrat urgjente: të çrrënjosim krimin dhe korrupsionin, të vendosim sundim të pakompromis të ligjit dhe të ndërtojmë një shoqëri paqësore dhe të drejtë, me qytetarë të barabartë dhe të njëjtë, pavarësisht nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, serbë, romë, boshnjakë apo të tjerë.
Amaneti i KAÇKM-së na mëson: ‘Çfarë Maqedonie do të ndërtojmë,
Topics: #siljanovska #davkova #vendit