Vera nuk ka ikur – Temperaturat arrijnë deri në 33°C Lajme Gazeta Express 09/09/2026 7:18 Kosova do të vijojë të përfshihet nga mot i ngrohtë edhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita do të karakterizohet nga periudha të gjata me diell, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C Gjatë orëve të ditës, temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 28°C deri në 33°C. Vlerat më të larta parashikohen në Prizren dhe Gjakovë, ku termometri mund të shënojë deri në 33°C.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.
Topics: #temperaturat #deri #nga