Gruda për pjesëmarrjen në seancën konstituive: Po e bëjmë këtë lëshim shkaku i 16 shtatorit Lajme Gazeta Express 09/09/2026 7:17 Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive, me qëllim që Kosova të ketë të paktën institucionin e saj ligjvënës para 16 shtatorit, datë kur pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Gruda ka thënë se pjesëmarrja e PDK-së në seancë është një “lëshim” për shkak të rëndësisë që, sipas tij, ka 16 shtatori për Kosovën. “Pjesëmarrja jonë në seancë ndodh për shkak të ngjarjes që e kemi si vend, pra 16 shtatorit.
Ne do të shkojmë nesër për ta konstituar Kuvendin, në mënyrë që kur merret vendimi për ish-krerët e UÇK-së, Kosova të ketë të paktën Kuvend
Topics: #gruda #konstituive #shtatorit