A është personaliteti i shkruar në ADN? Shkencëtarët zbulojnë 1.260 variante gjenetike të lidhura me karakterin

Pse një person është shumë shoqëror, një tjetër më i tërhequr, dikush planifikon me kujdes çdo hap, ndërsa një tjetër reagon shumë më fuqishëm ndaj stresit? Në formimin e personalitetit ndikojnë shumë faktorë – nga përvojat jetësore dhe mjedisi deri te mënyra se si rritemi. Megjithatë, një studim i madh i publikuar në revistën shkencore Nature tregon se një pjesë e përgjigjes mund të gjendet edhe në ADN.

Në analizën më të madhe të këtij lloji deri më tani, studiuesit identifikuan 1.260 variante gjenetike të lidhura me të ashtuquajturat “Pesë tiparet e mëdha” të personalitetit – Big Five . Studimi përfshiu 46 grupe të ndryshme dhe, varësisht nga tipari i analizuar, nga rreth 611 mijë deri në më shumë se 1,1 milion njerëz. Megjithatë, rezultatet nuk nënkuptojnë se ekziston një “gjen i karakt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *