Cristian ‘Cuti’ Romero është përzgjedhur nga përzgjedhësi Lionel Scaloni si kapiteni i ri i Kombëtares së Argjentinës, duke marrë përsipër shiritin e kapitenit për një cikël të ri të ‘Albiceleste’. Ky vendim historik vjen pas tërheqjes përfundimtare të Lionel Messit nga Kombëtarja. 39-vjeçari ka vendosur ta mbyllë kapitullin e tij legjendar me përfaqësuesen pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.
Emërimi i mbrojtësit 28-vjeçar nuk është një vendim i marrë në moment nga stafi teknik, por pjesë e një plani të hartuar disa muaj para turneut botëror. Sipas Gaston Edul të TyC Sports , ishte parashikuar që Romero të trashëgonte shiritin e kapitenit në mungesë të Messit dhe Nicolas Otamendit. Mbrojtësi i Atletico Madridit, një prej shtyllave kryesore të Argjentinës në triumfet e Copa