Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mirëpritur zotimet e reja për mbështetjen e Ukrainës, duke u bërë thirrje vendeve aleate dhe partnere që të vazhdojnë të rrisin ndihmën për Kievin, shkruan Telegrafi. Rutte mori pjesë të martën, më 8 shtator, në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të kryesuar nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Ai mirëpriti zotimet e reja që synojnë ta ndihmojnë Ukrainën të mbrohet nga Rusia, përfshirë edhe nga sulmet ajrore.
“Gjatë vitit të fundit, aleatët kanë ndarë mbi 10 miliardë dollarë për PURL dhe shitjet ushtarake të SHBA-së për Ukrainën. Kjo është thelbësore dhe duhet mirëpritur fuqishëm”, deklaroi Rutte, s hkruan në deklaratë NATO , transmeton Telergafi. Sipas tij, në këtë shumë përfshihen edhe 3.5 miliardë dollarë nga kred