Pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë vendosur në foltoren e Kuvendit një mbishkrim me mesazhin “UÇK na bashkon”. Ky veprim vjen në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë. Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të shpallet më 16 shtator.
/Telegrafi/ Kosovë Lajme
Topics: #kuvendit #bashkon #pdk