Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e pastrimit të deponive ilegale, ndërsa aksioni ka nisur në Polac të Skenderajt. Pacolli ka bërë të ditur se pastrimi do të vazhdojë edhe në komunat e tjera të Kosovës. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në vende të papërshtatshme dhe të përdorin deponitë legale që janë në funksion.
“Mos i hidhni mbeturinat në vendet që nuk janë të dedikuara për to”, ka apeluar Pacolli. Ministrja ka paralajmëruar gjithashtu se zonat do të monitorohen me dron dhe se personat që hedhin mbeturina në hapësira të ndaluara do të gjobiten. Pacolli ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe mbeturinat t’i dërgojnë në vendet e përcaktuara, duke theksuar se nuk duhet të hidhe
Topics: #pacolli #faza #pastrimit