“LSDM tashmë ka paraqitur një projektligj për shtetësinë e dyfishtë. Ai duhet të vlejë edhe për deputetët e kësaj përbërjeje, për ministrat, zyrtarët qeveritarë, drejtorët e ndërmarrjeve publike. Ligji duhet të vlejë për të gjithë.
Le të kthehet ligji në Kuvend”, thotë LSDM. Nga LSDM thonë se derisa festimet për 35 vjet pavarësi ishin në vazhdim, Ligji për Kufizimin e Shtetësisë së Dyfishtë të Zyrtarëve mbeti i bllokuar në sirtar. “LSDM më parë propozoi zgjidhje të qartë dhe konsistente: Duhet të zbatohet për deputetët nga përbërja aktuale; Duhet të zbatohet për ministrat dhe të gjithë zyrtarët qeveritarë; Duhet të zbatohet për drejtorët e ndërmarrjeve publike; Duhet të zbatohet për të gjithë mbajtësit e funksioneve publike – pa përjashtime dhe pa zgjidhje “gj