KEK: Njësia A4 e TC “Kosova A” ndalet sonte në orën 24:00 në mënyrë të “kontrolluar”

KEK: Njësia A4 e TC “Kosova A” ndalet sonte në orën 24:00 në mënyrë të “kontrolluar” Lajme Gazeta Express 09/09/2026 23:42 Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), njofton se Njësia A4 e TC “Kosova A” do të ndalet në mënyrë të kontrolluar. KEK njofton se sonte më 9 shtator 2026, në orën 24:00, do të realizojë ndaljen e kontrolluar të njësisë A4, për shkak të rritjes së disa parametrave në sistemin ujë–avull të procesit teknologjik. “Ndalja e njësisë është masë e domosdoshme parandaluese, e ndërmarrë me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve, parandalimit të ndonjë defekti me përmasa më të mëdha dhe ruajtjes së kushteve të sigurta të operimit”, thuhet në njoftim.

Tutje, KEK thekson se “ekipet profesionale janë në gjendje gatishmërie dhe do të ndërmarrin menjëherë veprimet e nevojshme për vlerësimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *