Katër lojtarë të ‘disc golf’ thyejnë rekordin Guinness, përfunduan një vrimë në vetëm 44.31 sekonda

Një ekip prej katër lojtarësh të disc golf në Idaho ka hyrë në librin Guinness të Rekordeve pasi arriti të përfundojë një vrimë në vetëm 44.31 sekonda – pas plot 60 tentativash. David Rush, i cili mban më shumë se 200 rekorde Guinness, u bashkua me mikun e tij Travis Davidson dhe dy djemtë e këtij të fundit, Anders dhe Oliver, për të vendosur rekordin për përfundimin më të shpejtë të një vrime në disc golf nga një ekip prej katër personash. Sipas Rush, rregullat e Guinness World Records kërkonin që fusha të kishte një gjatësi prej të paktën 200 metrash.

Për këtë arsye, ekipi zgjodhi një vrimë të certifikuar nga PDGA në Mallard Park. – YouTube www.youtube.com Por rekordi nuk u arrit lehtë. Rush tregoi se dita nisi me dhjetëra tentativa të dështuara, përpara se gjithçka të funksiononte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *