Qeveria hungareze ka njoftuar zyrtarisht Komisionin Evropian për reformat e miratuara për adresimin e shqetësimeve të BE-së lidhur me sundimin e ligjit, një zhvillim që mund t’i hapë rrugë zhbllokimit të 4.2 miliardë eurove në fondet e kohezionit dhe rikthimit të Hungarisë në disa programe të rëndësishme evropiane. Komisioni Evropian konfirmoi se ka pranuar njoftimin me shkrim nga Budapesti, në kuadër të Rregullores për Kushtëzimin e Sundimit të Ligjit, transmeton Telegrafi. “Komisioni Evropian ka pranuar njoftimin me shkrim të Hungarisë sipas Rregullores për Kushtëzimin e Sundimit të Ligjit.
Njoftimi përcakton masat për korrigjimin e situatës që çoi në miratimin e masave mbrojtëse”, shkroi të mërkurën në X komisioneri evropian për Buxhetin, Anti-Mashtrimin dhe Administratën Publike, Piotr