Lladrovci: Drenasi është i diskriminuar me mungesë të ujit, do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë

Komuna e Drenasit ka njoftuar se Kuvendi i Komunës ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, të thirrur nga kryetari Ramiz Lladrovci, e cila i është kushtuar gjendjes së furnizimit me ujë të pijshëm në këtë komunë. Gjatë mbledhjes, Lladrovci tha se situata me furnizimin me ujë është rënduar dhe se qytetarët e Drenasit po përballen vazhdimisht me ndërprerje të ujit. “Kjo mbledhje nuk ka motive politike.

Nuk ka qëllim të atakojë nivelin qendror as rajonin e Prishtinës. Kjo seancë është e ftuar për të dëshmuar gjendjen e rëndë të qytetarëve të Drenasit”, deklaroi ai. Lladrovci tha se Komuna ka treguar mirëkuptim për vështirësitë dhe defektet e KRU “Prishtina”, por sipas tij, situata tashmë ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm.

“Po, uji është jetë. Drenasi nuk ka ujë. Drenasi nuk meriton këtë t

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *