Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se në mesnatë është bërë ndalja e kontrolluar e Njësisë A4, për shkak të rritjes së disa parametrave në sistemin ujë–avull të procesit teknologjik. KEK thekson se ndalja e njësisë është masë e domosdoshme parandaluese, e ndërmarrë me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve, parandalimit të ndonjë defekti me përmasa më të mëdha dhe ruajtjes së kushteve të sigurta të operimit. “Ekipet profesionale janë në gjendje gatishmërie dhe do të ndërmarrin menjëherë veprimet e nevojshme për vlerësimin e gjendjes teknike dhe trajtimin efikas të situatës, brenda një kohe optimale.
Për rikthimin e njësisë A4 në operim, opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/ Energjetika Ekonomi Topics: #dhe #kontrolluar #kek