Carlo Ancelotti ka nisur një epokë të re në stolin e ekipit brazilian të futbollit, duke bërë ndryshime të mëdha për dy ndeshjet e ardhshme të Selecaos. Trajneri italian njoftoi listën prej 26 lojtarësh për ndeshjet e ardhshme kundër Australisë dhe Indisë, dhe në të janë tetë debutues: Pedro Morisco, Otavio, Arthur Dias, Jair Cunha, Matheuzinho, Mauro Junior, Breno Bidon dhe Gabriel Bontempo. Estevao, Andrey Santos dhe Joao Pedro, të cilët munguan në Kupën e Botës, po kthehen gjithashtu në ekip.
Ancelotti la jashtë 16 lojtarë nga turneu në SHBA, Kanada dhe Meksikë, duke njoftuar kështu një rindërtim të plotë të ekipit përpara ciklit të Kupës së Botës 2030. Kështu, Brazili hap një kapitull të ri pa Neymarin dhe një numër lojtarësh ndërkombëtarë me përvojë të gjatë që i thanë lamtumirë ekipi