Kryetarja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë të enjten në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, ku ka vlerësuar lart marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kontributin e diasporës shqiptare në shoqërinë zvicerane. Haxhiu ka thënë se Kosova dhe Zvicra kanë ndërtuar ndër vite lidhje të veçanta, të bazuara në miqësi, bashkëpunim dhe lidhjet mes qytetarëve të dy vendeve. Sipas saj, për shumë familje në Kosovë, Zvicra është prej kohësh pjesë e jetës së përditshme, për shkak të numrit të madh të familjarëve dhe miqve që jetojnë atje.
Ajo ka theksuar se Kosova nuk e harron mbështetjen e Zvicrës në periudhat më të vështira, si dhe kontributin e vazhdueshëm të saj në ndërtimin e institucioneve, zhvillimin e vendit dhe mbështetjen e qytetarëve. Haxhiu ka përmendur bashkëpuni