Operacion policor në Prishtinë, arrestohen tre persona për drogë, armë dhe manipulim me prova

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në disa vepra penale, përfshirë shitblerjen e paautorizuar të substancave narkotike, posedimin e paautorizuar të armëve dhe manipulimin me prova. Policia e Kosovës ka njoftuar se operacioni është realizuar më 10 shtator nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë e tjera relevante. Operacioni ka ardhur pas një pune hetimore dhe operative, përmes së cilës zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe zbuluar personat e dyshuar për kryerjen e këtyre veprave penale.

Pas arrestimit dhe intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. Kronika e Zezë Lajme Lokale Topics: #dhe #tre #persona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *