Kylian Mbappe u është përgjigjur kritikave për paraqitjet e tij pa top, duke thënë se pas viteve të performancave të jashtëzakonshme, njerëzit tashmë fokusohen më shumë te gjërat që ai nuk bën sesa te ato në të cilat shkëlqen. Sulmuesi francez, i cili këtë sezon ka shënuar pesë gola në të gjitha garat, ka pranuar se kritikat janë pjesë e natyrshme e karrierës së një futbollisti të nivelit të tij. “Nuk mendoj se është normale, por është jeta e dikujt që ka përjetuar përsosmëri për vite me radhë.
Unë nuk jam më asgjë e re. Të gjithë e kanë ditur prej vitesh se çfarë mund të bëj. Mendoj se kjo është ana njerëzore e gjithë historisë”, deklaroi Mbappe për “L’Equipe”.
Ylli i Real Madridit theksoi se kur një futbollist ka treguar për një kohë të gjatë se çfarë është në gjendje të bëjë, pritshmëri