Pas më shumë se 26 vjetësh në shëndet publik, prej tyre 24 në UNICEF, Dr. Gashi flet për sfidat e sistemit shëndetësor të Kosovës, sigurimet shëndetësore, pagesat nga xhepi, vaksinimin, largimin e profesionistëve, plakjen e popullsisë dhe nevojën që Kujdesi Parësor të bëhet realisht themeli i sistemit Intervistoi: Gazmend Kajtazi Kosova ka ndërtuar ndër vite ligje, institucione, strategji dhe modele të rëndësishme në shëndetësi, por sfida kryesore mbetet zbatimi i tyre i qëndrueshëm dhe shndërrimi i reformave në përmirësime që qytetari i ndien në jetën e përditshme. Këtë e thekson Dr.
Agron Gashi në një intervistë të gjerë për Telegrafin, duke analizuar dobësitë dhe mundësitë e sistemit shëndetësor të vendit. Nga barra e lartë e pagesave direkte nga familjet dhe funksionalizimi i sigurimev