Kuvendi të mërkurën u bë me kryetare të re, por mbeti pa nënkryetar. Si rrjedhojë, kreu i VV-së, Albin Kurti, kërkoi dakordim me liderët opozitarë për këtë çështje. Një ditë para seancës, asnjë indikacion nuk u dha se ka ndonjë pajtim e as që ka pasur përpjekje nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu për takime.
Kuvendi u bë më kryetare të re, por edhe me të mbeti sërish gjysmak dhe pa u konstituuar. Shkak u bënë pozitat e nënkryetarëve, që u takojnë partive më të mëdha shqiptare dhe dy nënkryetarë nga komunitetet. Kësisoj, kreu i VV-së, Albin Kurti, kërkoi të ketë dakordim mes liderëve edhe për këtë çështje, e cila tashmë është refuzuar veçse nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, teksa LDK të enjten qëndroi e heshtur.
Duke qenë në këtë situatë, njohësit politikë, konsiderojnë se kjo ishte vet