Hoxhaj: Qëllimi i LVV-së është ta ‘çmontojë sistemin politik’, s’janë në pyetje emrat për nënkryetarë të Kuvendit Lajme Gazeta Express 11/09/2026 8:10 Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cilëson si antikushtetuese zhvillimet e fundit në Kuvend dhe vlerëson që Gjykata Kushtetuese duhet t’u jap drejtim këtyre ngjarjeve në mënyrë që të kthehet rendi kushtetues në vend. Në një bisedë me KALLXO, ai ka thënë se është e domosdoshme që të formohen institucionet, mirëpo fillimisht, në to duhet të kthehet kushtetutshmëria. “Janë tri situata të ndryshme politike: ajo çfarë ka ndodhur deri më 7 gusht; ajo çfarë ka ndodhur pas 7 gushtit deri në seancën e djeshme (09.09.2026); dhe ajo çfarë ka ndodhur nga seanca e djeshme deri më sot.
Ne duhet të dërgojmë çdo gjë në Gjykatë Kushte