Të shtëna me armë gjatë një ahengu në Shtime, 36-vjeçari dorëzon pistoletën

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është shoqëruar dhe intervistuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Shtime. Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti ka ndodhur më 10 shtator 2026, rreth orës 21:25, në rrugën “De Rada” në Shtime. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar pronarin e ahengut.

Sipas informacioneve të siguruara, i dyshuari, I.H., 36 vjeç, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari e ka dorëzuar armën, e cila ishte armë me gaz, ndërsa gjatë intervistimit ka pranuar se kishte shtënë dy deri në tri herë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit janë iniciuar rastet për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rre

Topics: #shtime #ahengu #dyshohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *