Haziri për bllokadën në Kuvend: LDK-ja nuk tërhiqet nga Shala, deklarata e LS u përdor si pretekst i VV-së për bllokimin e procesit Lajme Gazeta Express 11/09/2026 8:20 Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar zhvillimet në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, ku nuk u arrit të votohej për nënkryetarët e propozuar nga LDK-ja dhe PDK-ja. Ai ka folur edhe për deklaratën e deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, si dhe mundësinë që LDK-ja të tërheqë kandidaturën e Kujtim Shalës për nënkryetar të Kuvendit. Haziri, në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, e ka cilësuar të papranueshme gjuhën e përdorur nga deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, gjatë seancës së Kuvendit.
Megjithatë, sipas tij, kjo situatë mund të jetë përdorur si pretekst për ndërprerjen e seancës dhe shtyrjen e vazhdimit
Topics: #ldk #haziri #nuk