Kafiteria në Suedi ku punonte e kujton Liridona Ademajn, përmend dënimin e përjetshëm për Murselin dhe të tjerët Lajme Gazeta Express 26/11/2026 23:31 Kafiteria në Suedi, ku kishte punuar Liridona Ademaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, si dhe dënimin me 30 vjet burgim për Kushtrim Kokallën. Në reagimin e saj, kafiteria e ka kujtuar Liridonën, duke theksuar se ajo nuk ishte vetëm një kolege e çmuar, por mbi të gjitha një nënë e dashur dhe e përkushtuar ndaj fëmijëve të saj. “Lilly nuk është harruar.
Kujtimi për të vazhdon të jetojë dhe ne duam të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin për një realitet nga i cili preken shumë gra dhe familje”, thuhet në reagim. Reagimi i plotë: Javën e kaluar,