Abelard Tahiri s’kandidon për deputet: Do të jem pranë Kryeministrit Bedri Hamza, duke mbështetur PDK-në Lajme Gazeta Express 10/05/2026 17:15 Abelard Tahiri, ish shef i grupit parlamentar të PDK-së, njoftoi se nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. “Dëshiroj t’ju njoftoj se në zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të jem në listën e kandidatëve për deputet të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në një postim në Facebook. Tahiri tha se do të jetë “pranë kryeministrit Bedri Hamza” dhe do ta mbështesë PDK-në.
“Do të jem pranë Kryeministrit Bedri Hamza, duke mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës për të arritur fitoren e merituar, një fitore që do ta çojë Kosovën përpara në rrugën e saj euroatlantike dhe do të forcojë bashkëpunimin me Shtetet e