E quajti ambasador të Ramës, BE dënon sulmet e Berishës ndaj Silvio Gonzatos

Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili sulmoi publikisht ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Berisha deklaroi një ditë më parë se ambasadori Gonzato “sillet sikur të jetë ambasadori i Edi Ramës”, duke e akuzuar atë se po i shërben kryeministrit shqiptar dhe se po “trillon në Bruksel” kundër opozitës, duke e paraqitur atë si forcë që punon kundër integrimit evropian të Shqipërisë. Pas këtyre deklaratave, një zëdhënës i Bashkimit Evropian dënoi sulmet personale ndaj diplomatit evropian, duke i cilësuar ato si të papranueshme.

“Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ambasadori i BE-s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *