Leonard Foniqi bën hap të madh në Gjermani, kalon te Offenbach U19

Leonard Foniqi bën hap të madh në Gjermani, kalon te Offenbach U19 Futboll Gazeta Express 07/05/2026 21:37 Futbolli i diasporës shqiptare vazhdon të prodhojë talente premtuese. Një prej tyre është Leonard Foniqi, 16-vjeçar, i cili ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij sportive. I riu është transferuar nga SG 99 Andernach U17/U19 drejt Kickers Offenbach U19, ku do të garojë në nivelin e Bundesliga Junior / Junior League, një nga platformat më të rëndësishme për zhvillimin e futbollistëve të rinj në Gjermani.

Foniqi luan si sulmues krahu, por gjithashtu mund të aktivizohet edhe si mesfushor i avancuar, shkruan Gazeta Express. Ambicia e tij mbetet e qartë: Të zhvillohet sa më shumë në futbollin evropian dhe një ditë të veshë fanellën e Kosovës. Topics: #leonard #foniqi #hap

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *