Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se pret vullnet dhe gatishmëri nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për të ndryshuar propozimet e tyre për nënkryetar të Kuvendit. PDK ka propozuar Vlora Çitakun, ndërkaq LDK, Kujtim Shalën për pozitën numër dy në parlament. LVV-ja në seancën e para dy ditësh doli me qëndrimin se nuk ka votë për këta dy kandidatë, meqë sipas kësaj partie, të njëjtit janë deklaruar kundër një marrëveshje për çështjen e presidentit.
Abrashi duke hyrë në objektin e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive, të premten, tha se pret që edhe propozimi i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të jetë në frymën kushtetuese. “Ndoshta kanë gjetë pak vullnet për me bë zgjidhje kësaj krize. Të shohim…Ne e kemi dhënë qëndrim